12.3 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / “PLATFORMA # 1198” E VMRO-DPMNE-së,NUK ËSHTË PROGRAM...

Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / “PLATFORMA # 1198” E VMRO-DPMNE-së,NUK ËSHTË PROGRAM ZGJEDHOR, POR PROJEKT POLITIK, I FRYMËZUAR ME HARTA MEMECE DHE HISTORI TË RREJSHME…

(Mosnjohja e marrëveshjes mes Maqedonisë Verore dhe Bullgarisë, të mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian, për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës të Maqedonisë Verore, nuk është mohim i historisë së përbashkët mes këtyre vendeve dhe popujve, as mbrojtje e gjuhës, historisë dhe identitetit të veçantë të popullit maqedonas, por është strategji afatgjatë rusomadhe e idesë së mëhershme të Sofjes zyrtare: “Një popull, dy shtete”)

Programi zgjedhor OBRM-PDUKM (VMRO-DPMNE)*, me të cilin garon kjo parti me koalicioni i saj në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të këtij viti, quhet “Platforma # 1198”, sipas masave që janë parashikuar dhe numrit të projekteve të paraparë për qeverisjen e mundshme të kësaj partie në pushtetin e ardhshëm në Maqedoninë Veriore.

A është vërtet një program zgjedhor me të cilin garon kjo parti në zgjedhjet e radhës, siç thonë drejtuesit e kësaj partie, që lidhet me masat që do të ndërmerren dhe me numrin e projekteve, apo është më tepër se kaq, një platformë politike e kësaj partie mbi bazën e së cilës ajo pretendon ta qeverisë vendin në mandatin e ardhshëm, këtë duhet ta dinë njohësit e mirë të politikës dhe të historisë.

Kjo platformë pse duhet të mbajë në emrin e saj një shifër numerike, e cila simbolikisht e lidh këtë platformë me ideologjinë e kësaj partie, përkatësisht me historinë e përbashkët të Maqedonisë dhe Bullgarisë mesjetare?

Nuk është hera e parë që kjo pari ua imponon opinionit dhe qytetarëve të vendi, këtë model të “programeve” dhe “platformave politike”, të cilat nuk lidhen thjesht me numra, por me data historike të rëndësishme, të cilat lidhen me historinë politike dhe fetare të përbashkët të Maqedonisë me atë të Bullgarisë.

Ky program zgjedhor, i promovuar si “Platforma 1198” ngërthen në vete simbolikisht ngjarjet e vitit 1198, që lidhen me të ashtuquajturën “Mbretëria e Dytë e Bullgarisë”*, përkatësisht me vitin 1198 të kurorëzimit të mbretit të saj, Kallojanit, i cili njihet në histori si vrasës i banorëve të Rumelisë, si dhe për shtrirjen e pushtetit të tij në rajonin gjeografik të Maqedonisë, siç pretendon kjo parti, se i takon Maqedonisë së lashtë, me kryeqendër në Selanik.

Jo vetëm kaq, kjo datë lidhet edhe me statusin e Patrikanës së Ohrit, si qendër fetare edhe e bullgarëve, e cila lidhet po me këtë vit, me njohjen e statusit të saj të ri, si kryeqendër fetare edhe e bullgarëve.

Me këtë rast, ju përkujtojmë se edhe në vitin 1991, për organizimin e Referendumit për pavarësimin e Maqedonisë nga ish-Federata e Jugosllavisë, me ndikimin e fuqishëm të kësaj partie, bazuar në platformë të ngjashme, për datë të këtij Referendumi u zgjodh 8 shatori, një datë historike e njohur, e krijimit të shtetit kuisling të Maqedonisë “bullgare” të Vanço Mihajllovit, e cila u krijua më 8 shtator 1944.

Një simbolikë të ngjashme e mban, sipas këtyre programeve dhe platformave, edhe imponimi i datës së historike të Marrëveshjes së Shën Stefanit, e cila nga viti 1992 shënohet si festë e Komunës së Tetovës, jo rastësisht e rezervuar enkas për qytetin dhe rajoni që simbolizon historikisht vatrën e rezistencës kombëtare të shqiptarëve vendës kundër sundimeve të huaja.

Sa herë që i jepet mundësia dhe gjen shtrat të përshtatshëm përmes mercenarëve në faktorin politik shqiptar, për përhapjen e ideologjisë së saj, OBRM-PDUKM sajon programe dhe platforma me përmbajtje të këtilla, si kjo platformë e zgjedhjeve të këtij viti, e cila mban në vete simbolikën e ndikimeve të huaja në Maqedoninë Verore të sotme dhe më gjerë në Gadishullin Ilirik.

* Autori i këtij shkrimi nuk e identifikon anëtarësinë e gjerë të kësaj partie me ideologjinë që predikojnë disa nga krerët e partisë, mbi një shekull të pareformuar, të kontrolluar nga qendrat e huaja jashtë vendi.

(18 prill 2024)

Mund të jetë një grafik i teksti që thotë "Пль ΠЛЬ #II! ПЛАТФОРма #1198 ПРВОМЕЕЛАО ЛУТЕТОНА ΠЛΑΤΦΟРМА лУГЕТО РВОМЕСТО ЕсТО IPBO *ано-вень *BMPO дл ДЛМН BMPO BMPO В ВМРО-ДПНЕ ДПМ ДПМНЕ"

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments