KF SHKËNDIJA nga Tetova e para, KF SHKUPI i dyti në Ligën e Parë të futbollit në RMV

57

Shkëndija mbetet në krye të tabelës në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut, pasi pasditën e sotme siguroi tre pikët në duelin me Renovën, derisa ekipi i Shkupit të Çairit ka barazuar me Rabotniçkin dhe tani mban vendin e dytë.

Lideri tabelor, Shkëndija ka arritur fitore si mysafir i Renovës me rezultat 1:3. Golat për mysafirët u shënuan nga Ensar Ljuma (4’) dhe Jan Krivak (42’), me rezultat 0:2 për miqtë u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 66’ të ndeshjes, nikoqirët ngushtuan rezultatin me Remzi Selmanin, i cili realizoi nga penalltia. Në minutën 83’ të takimit, mysafirët realizuan përsëri, kësaj radhe me Besart Ibraimi, që shënoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar 1:3.

Rezultatet e pesë ndeshjeve nga xhoroja e 11-të në LPFMV:

Akademia Pandev – Bellasica 1: 2

Boreci – Pelisteri 3: 0

Rabotniçki – Shkupi 2: 2

Renova – Shkëndija 1: 3

Struga Trim Lum – Vardari 2: 2.

Nesër luajnë Sileksi dhe Makedonija GjP.

Tabela: Shkëndija 25 pikë, Shkupi 23, Boreci 19, Makedonia GjP 19, Struga Trim Lum 16, Sileksi 14, Rabotniçki 13, Vardari 13, Pelisteri 12, Renova 8, Akademia Pandev 7, Bellasica 5.