16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNdihmë për qytetarët drejtpërdrejtë në xhirollogari! Kompanitë deri më 10 nëntor duhet...

Ndihmë për qytetarët drejtpërdrejtë në xhirollogari! Kompanitë deri më 10 nëntor duhet të dorëzojnë kërkesë për ndihmën financiare

Ndihma për kategoritë e rrezikuara qytetarësh nuk do të jepet përmes kartelave pagesore, por drejtpërdrejt në xhirollogaritë e tyre. Këtë sot e kumtoi i pari i Financave, Fatmir Besimi, i cili tha se ky vendim është sjellë për t’i shmangur tollovitë para bankave në kushte kur duhet të kujdeset për shëndetin e qytetarëve për shkak të koronavirusit. Lidhur me atë si do të kontrollohet nëse të hollat shpenzohen për produkte vendase, Besimi tha se bankat kanë softuer për këtë.


“Duke pasur parasysh dinamikën e fundit me Kovid, përkatësisht valën e dytë që e patëm me numër më të madh, opsioni më real dhe më i thjeshtë ishte, në vend që të ketë kartela pagesore, mjetet të transferohen drejtpërsëdrejti në llogaritë e transaksionit. Në mënyrë shtesë do të ulen shpenzimet të cilat shteti paraprakisht i paguante për lëshim të kartelave kreditore. Tani në këtë fazë do të duhej shpenzim shtesë për kartelat”, tha Fatmir Besimi – Ministër i Financave.

Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, tha se kompanitë kanë afat deri më 10 nëntor të dorëzojnë kërkesë për marrje të ndihmës financiare për pagesë të rrogave në kuadër të pakos së katërt masash. Sa u takon kompanive që nuk ua kanë paguar të punësuarve ndihmën që e kanë marrë, Llukarevska tha se llogaritë e tyre janë bllokuar, kurse mjetet – tërhequr.   


“Për të gjitha kompanitë që nuk e kanë paguar ndihmën shtetërore ndaj të punësuarve të tyre, kurse e patën marrë, vazhdimisht po përditësohej lista e cila tregoi se pas thirrjes disa kompani nuk e paguan rrogën të punësuarve të tyre. DAP-i e ka bllokuar xhirollogarinë e këtyre kompanive”, deklaroi Sanja Llukarevska –  Drejtoreshë e DAP-it.Në konferencën e sotme për shtyp, u bë me dije se javën e ardhshme qytetarët do t’i marrin paratë nga masa “Fundjava pa TVSH”. Kuvendi dje votoi ligje me të cilat disa masa nga pakoja e katërt, e cila e kap vlerën prej 470 milionë eurove tashmë mund të zbatohen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments