13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / Ndryshimi i emrit të shtetit Kosovë në Dardani...

Abdulla Mehmeti / Ndryshimi i emrit të shtetit Kosovë në Dardani vjen në shprehje pas pranimit të plotë në OKB

  • Në lidhje me këtë çështje, të cilën e kanë ngritur edhe disa studiues të tjerë, të cilën me shumë të drejtë e parashtroni edhe ju, sqarimi im është ky: Po, ka mundësi të ndryshohet edhe emri i një shteti, pasi ta ketë fituar statusin e anëtarit fuqiplotë në OKB. Disa shtete të botës i kanë ndryshuar emrat e tyre, madje disa herë. Është e drejtë e sovranit, e qytetarëve të një shteti, përmes referendumit të vendosin edhe për emrin e shtetit, simbolet e tij dhe çështje të tjera. Rasti më i freskët është i Maqedonisë Veriore. Forcat politike dhe lëvizjet që trumbetojnë për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani, bashkimin e saj me Shqipërinë në emër kinse të „bashkimit kombëtar”, në këto rrethana, kryesisht janë shprehje e ndjenjave nacional-romantike, jo edhe angazhime serioze me përgjegjësi historike dhe kombëtare, para se Kosova të pranohet anëtare e plotfuqishme në OKB dhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare. Ky është mendimi im. Ngutja e „porositur“ e disa qarqeve shqiptare për ndryshimin e emrit të shtetit, nga Republika e Kosovës në Republika e Dardanisë, si dhe bashkimi i Kososvës me Shqipërinë në këtë fazë më tepër i dëmtojnë aspiratat historike dhe interesat e popullit shqiptar se sa i ndihmojnë ato. Përmes kësaj, me porosi të agjentuarave të huaja, sllave dhe greke, dëshirohet që përgjithmonë të mbyllet, shuhet, zhbëhet, ideja e integrimit modern, e bashkimit kombëtar në forma legale dhe institucionale, në përputhje edhe me konventat ndërkombëtare, e trojeve etnike shqiptare, e që mbi 50% e tyre aktualisht ndodhen jashtë territoreve shtetërore, të Shqipërisë dhe të Kosovës.1
Telegrami Mk

Write a reply…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments