11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaKulturëKur francezët mësonin për Shqipërinë që në abetare (Foto)

Kur francezët mësonin për Shqipërinë që në abetare (Foto)

linkuhttps://tiranatoday.al/kur-francezet-mesonin-per-shqiperine-qe-ne-abetare-foto/

Një zbulim mjaft interesant është bërë në Francë, i cili vërteton se shqiptarët kanë qenë një popull i njohur në botë edhe para dy apo më shumë shekujsh. Studiuesi Armand Plaka ka publikuar disa faqe nga abetarja franceze e fillimshekullit të 19-të, ku germa A, identifikohet me termin ‘Albanais’.

Foto ilustruese është një burrë me një veshje tradicionale i cili mban në dorë një pushkë. Abetarja në fjalë është botuar rreth viteve 1800 dhe ka 50 faqe, me autor J.J.Castor.

Statusi i plotë i studiuesit Armand Plaka:

1800: Shqiptari si motiv i njohur ne abetaret franceze

Shqiptari si motiv i njohur për t’u marrë në konsideratë në tekstet e abetaret franceze të fillimshekullit të 19-të, sikurse na dëshmon ky botim me 50 faqe i një shtëpie botuese në kryeqytetin francez ( Martinet – Paris), me autor J.J.Castor. Shqiptari paraqitet si ilustrim për germën A ( Albanais) sikurse edhe arma, përkrah shumë objekteve e emërtimeve të tjera që konsiderohen gjerësisht të njohura kur bëhet fjalë për tekstet e abetaret e fëmijëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments