11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaZvicra u bashakangjitet sanksioneve, ky është paralajmërimi që presidenti zviceran ia jep...

Zvicra u bashakangjitet sanksioneve, ky është paralajmërimi që presidenti zviceran ia jep Putinit

Lufta e Rusisë në Ukrainë është nxitur nga “çmenduria shkatërruese” dhe Zvicra është e përgatitur të paguajë çmimin për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë, deklaroi presidenti zviceran Ignazio Cassis.Zvicra vendosi të njëjtat sanksione ndaj Rusisë si Bashkimi Evropian, por Cassis këmbënguli se neutraliteti i Zvicrës nuk ishte në rrezik, raporton Al Jazeera.

Megjithatë, ai tha se Zvicra nuk mund të qëndronte duarkryq në “përballjen midis demokracisë dhe barbarizmit” dhe ishte e përgatitur të japte një goditje ekonomike.

“Më 24 shkurt, imazhi i botës ndryshoi, për të keq. Ne duhet të mbrojmë me guxim dhe pa rreshtur lirinë dhe demokracinë. Kjo ka një çmim. Një çmim që Zvicra është e gatshme ta pranojë”, ka shkruar ai në gazetën Le Temps.

“Kjo luftë drejtohet nga një çmenduri shkatërruese që dëmton të gjitha parimet dhe vlerat e qytetërimit tonë”, ka thënë më tej ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments