4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZvarritje e debatit për Ligjin për shtetësi, VMRO-DPMNE dhe “E majta” stërzgjatin...

Zvarritje e debatit për Ligjin për shtetësi, VMRO-DPMNE dhe “E majta” stërzgjatin debatin

Kështu u mbyll për sot Komisioni për Mbrojte dhe Siguri në të cilin po diskutoheshin amendamentet e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për ndryshim dhe plotësim të ligjit për shtetësi.

Fjalimi i tejzgjatur i deputeti Dimitar Apasiev i revoltoi deputetët e opozitës shqiptare, që i kërkonin të fliste konkretisht për amendamentet e jo në përgjithësi për shtetësinë.

Përpjekje për stërzgjatje të seancës kishte edhe bashkëpartiaku i tij Boris Kërmov që vazhdimisht kërkonte procedurale, e të njëjtën e bënte edhe VMRO-DPMNE-ja me e cila kërkonte debat publik me ekspertë, gjë që nuk u mor parasysh. E kur debati u hap për amendamentin e parë, që ka të bëjë me tërheqjen e nenit për marrjen e shtetësisë nga ish-shtetasit e Republikave të ish-Jugosllavisë, deputeti i DPMNE-së, Brane Petrushevski, kishte kritika.

“E propozuar kështu me automatizëm besoni, RSFJ ka nuk e di se sa kombe, sa njerëz, kjo është e parëndësishme, por e rëndësishme është se çdonjëri prej tyre do të mund të marrë shtetësi të Maqedonisë”, tha Petrushevski.


Shefi i grupit parlamentar i Aleanca-Alternativa, Skënder Rexhepi u kundërpërgjigj se ky amendament ka të bëjë vetëm me tërheqjen e nenit të propozimit paraprak, d.m.th rikthim në zgjidhjen e mëparshme ligjore.

“Kjo do të thotë, atë që ju e thatë, për të gjithë atë kategori të ish-SFRJ-së nuk figuron më, mbetet e njëjta origjinale, çfarë ka këtu për debat më tepër? Votohet, kalohet dhe thjesht vjen në pikën ku ne ishim. Ligji nuk u prek, I përhershmi, me pikën 2, kalojmë, sepse kompromisi këtë e do”, deklaroi Rexhepi.

Partitë shqiptare të shumicës i mbështesin ndryshimet që ka propozuar opozita shqiptare me amendamente. Arbër Ademi nga BDI u kërkoj deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe “Së Majtës” që të përmbahen nga veprimet që pengojnë apo e frenojnë punën e Komisionit.

“Intervenimet procedurale, gjatë ditës së djeshme, intervenimet procedurale gjatë ditës së sotshme, por gjithashtu edhe kërkesa që të ndërpritet puna e komisionit, nuk mund ta komentoj ndryshme përpos se obstruksionim i hapur që po i bëhet zgjidhjes së kësaj çështjeje, pajisen me shtetësi të të paktën 2764 personave që janë në procedurë”, u shpreh Ademi.

Seanca u shty për kohë të pacaktuar. Koalicioni Aleanca-Alternativa ka dorëzuar gjithsej 10 amendamente, me të cilat ndryshohet propozim ligji për shtetësinë. Ato u përpiluan pas takimit të fundit dhe dakordimit mes tyre dhe Qeverisë. Synimi është lehtësimi i procesit të marrjes së shtetësisë së qindra qytetarëve që ndonëse kanë lindur ose gjatë kohë jetojnë në Maqedoni, shtetësia nuk u është dhënë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments