7.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeKoalicionet për lokalet, Zaev në bisedime me tre liderë shqiptarë

Koalicionet për lokalet, Zaev në bisedime me tre liderë shqiptarë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar se për zgjedhjet lokale pret bashkim të më shumë partive politike, pasi siç tha, kjo është parë në zgjedhjet parlamentare, dhe mund të ndodh edhe për zgjedhjet lokale. Ka bërë të ditur, se është në bisedime me tre liderë të partive shqiptare. “Unë mendoj se mundemi, sepse në bashkimin është fuqia. Nuk është lehtë. Unë, si kryetar i LSDM-së kam bisedime me kryetar të më së paku 3 partive politike shqiptare të cilat janë në Qeveri. BDI, BESA dhe PDSH. Normal, besoj se mundemi edhe më të tjerët të bisedojmë”, tha Zaevi, transmeton TV21. Ka bërë të ditur, se “koalicion do të ketë, por çështja se sa parti do të jenë brenda”. “Është logjike që ata që jemi në rrethin qendror të bashkëpunojmë”, tha Zaevi./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments