13.7 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeZoran Zaev flet për ndryshimin e kufijve, tregon kur mund të ndodhë

Zoran Zaev flet për ndryshimin e kufijve, tregon kur mund të ndodhë

Çdo përpjekje për ndryshim të kufijve do të sjellë deri te destabilizimi i Ballkanit, ekziston mundësi për heqje të kufijve dhe atë përmes anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe inkuadrimit në zonën e Shengenit, porositi dje kreu shtetëror i Maqedonisë në lidhje me non-pejperin, të cilin kryeministri slloven Janez Jansha në shkurt e dërgoi në Bruksel dhe disa destinacione tjera në BE, të quajtur si “Ballkani Perëndimor – rruga përpara”.

Non-pejperi i cili shkaktoi polemika, për shkak të asaj që në të propozohet ndryshimi i kufijve të Bosnja e Hercegovinës, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi, por edhe Maqedonisë së Veriut, gjoja Jansha direkt ia ka dorëzuar kryetarit të Këshillit Evropian Sharl Mishel. Jansha nga dalja e non-pejperit në opinion nuk ka dhënë komente, që pastaj të përgënjeshtrojë se ekziston dokument i tillë.

Për non-pejperin, të cilin e publikoi portali slloven “Necenzuriran”, ndërsa pastaj e transmetuan mediat tjera dhe tek ne, nxiti reagime nga shefi i shtetit Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski.

“Çdo ndryshim i kufijve të Ballkanit nuk do të kontribuojë për stabilizim të rajonit dhe çdo ide e tillë nuk do të gjejë mbështetje nga Bashkimi Evropian”, porositi dje Pendarovski në intervistë për “Triling” në TV24, duke theksuar se pavarësisht asaj nëse ekziston një dokument i tillë ose jo, qëndrimi i tij dihet prej kohësh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments