31.9 C
Tetovo
E hënë, 22 Korrik, 2024
BallinaLajmeZona ekonomike Tetovë/ Filloi me punë objekti i fabrikës “Kiel Makedonija”,prezent edhe...

Zona ekonomike Tetovë/ Filloi me punë objekti i fabrikës “Kiel Makedonija”,prezent edhe mandatari Mickoski…

Në Zonën Teknologjiko-Industriale fillon me punë objekti i dytë prodhues i fabrikës “Kiel Makedonija”. Bëhet fjalë për kapacitet në të cilin do të prodhohen ulëse për autobusë dhe trena kompanitë e të cilit janë të adresuara nëpër vendet evropiane. Aktualisht kompania punon në seksionin e prerjes, qepjes, montimit, ndërsa në fabrikën e re sektori i prodhimit do të pasurohet me saldim dhe lyerje.

Në këtë ngjarje ishte present edhe mandatari Hristijan Mickoski, I cili gjatë fjalimit të tij, premtoi se një nga masat e para në 100 ditët e para të qeverisë së re do të jetë ulja e taksave mbi fitimet. Në këtë mënyrë, siç tha ai, do të ndihmohet biznesi dhe do të sigurohen më shumë para në ekonomi. Ai shtoi se, do të ketë shkurtim të procedurave administrative dhe heqje e barrierave që pengojnë biznesin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments