16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeZjarri në Pehçevë shpërndahet edhe në rajonin e Berovës

Zjarri në Pehçevë shpërndahet edhe në rajonin e Berovës

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov ka njoftuar se zjarri që ka kapluar rajonin e Pehçevës, është zgjeruar edhe në rajonin e Berovës për shkak të ndryshimit të kahes së erës e cila ka fryrë gjatë pasdites.

Siguron se është krijuar tampon zona.

“Zjarri në rajonin e Pehçevës ka kaluar edhe në rajonin e Berovës. Për momentin digjet pylli mbi Budinarcë. Fshati është siguruar mirë me tampon zonë dhe mekanizëm dhe pajisje adekuate. Para pak minutash era që fryu me forcë të ndryshueshme, e ka ndryshuar kahen dhe tani zjarri filloi të largohet nga fshati. Përskaj popullatës lokale, në sigurimin e fshatit marrin pjesë edhe zjarrfikësit me cisterna nga vetëqeverisjes lokale, kurse në afërsi sa më të vogël të fshatit gjenden edhe 45 zjarrfikës austriakë me 9 cisterna si dhe pajisje shtesë dhe njerëz nga Pyjet Kombëtare. Në tërë këtë rajon janë koncentruar edhe shumë forca, kurse pasdite veprojnë edhe tre helikopterë të cilët herët në mëngjes do të vazhdojnë në shuarjen e zjarrit”, tha Angellov, transmeton TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments