10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZJARRI DJEG ARKIVIN E INSPEKTORATIT PËR AMBIENT JETËSOR

ZJARRI DJEG ARKIVIN E INSPEKTORATIT PËR AMBIENT JETËSOR

Nuk ka të lënduar në zjarrin që ka shpërthyer në mëngjes në qendër të Shkupit, por është shkaktuar dëm i madh material në ndërtesën ku gjenden Inspektorati Shtetëror për ambient jetësor, Sekretariati për çështje evropiane dhe Agjencia e lajmeve MIA. “Ky do të jetë dëm i madh për ne”, thotë drejtori i inspektoratit Fejzulla Spahia. Rrethanë vështirësuese për zjarrfikësit është ajo se në ndërtesë nuk ka pasur hidrantë, as skemë për ndryshimet shtesë të hapësirës, me mure ndarëse dhe dyer qelqi.

Zjarri që sot në mëngjës pak para orës 7 ka shpërthyer në katin e parë të ish drejtorisë së Bankës Komerciale në Shkup, ku tani janë të vendosura më shumë institucione shtetërore, ka shkaktuar dëm të madh material në mjetet dhe në arkivin e Inspektoratit shtetëror për ambient jetësor, Sekretariatit për çështje evropiane dhe të Agjencisë së lajmeve MIA. Askush nuk është i lënduar, përveç njërit prej zjarrfikësve që ka thithur tym, por shpejt është shëruar. Zjarrfikësit që kanë arritur me 9 automjete që ta shuajnë zjarrin, kanë hasur në shumë pengesa dhe parregullësi, edhe pse bëhet fjalë për hapësira të institucioneve shtetërore.

“Bëhet fjalë për bankë të vjetër komerciale, e cila brenda është e ndarë me shumë korridore, me kartone të gipsit dhe me dyer qelqi. Për momentin brenda nuk punon asnjë hidrant, asnjë rrjet hidrantësh, kjo ka paraqitur problem më të madh sepse nuk mund ta shuanim zjarrin nga brenda, e kishim patjetër ta shuajmë përmes dritareve nga kjo anë, ti thyejmë dhe të hyjmë”,tha Simonovski.

Pasiqë në punë kanë arritur të punësuarit në MIA, zjarrfikësit kanë marrë udhëzime si të lëvizin në ndërtesë që ta lokalizojnë zjarrin, që ka ndodhur para orës 9, dy orë pas lajmërimit. Të mbahej llogari për pajisjet e zjarrfikësve, me siguri dëmi do të ishte më i vogël.

“Është djegur gjithë dokumentacioni. Mjetet e fundit janë te inspektorët, por edhe atje zjarrfikësit kanë intervenuar me ujë. Nuk e dimë çfarë është ruajtur nga kompjuterët, çfarë jo. Ky do të jetë dëm i madh për ne. Vetëm zyra ime nuk është e dëmtuar. Do të kërkoj takim me ministrin e ambientit jetësor që të na gjejnë hapësira ku do të mund të vendosemi. Ende nuk e kemi vlerësuar dëmin në tërësi”,tha Spahia.

Janë dëmtuar edhe pajisjet e Agjencisë së lajmeve MIA.

“Hapësirat janë të papërdorshme, ndërsa nga pajisjet do ta shohim çfarë ka mbetur”,tha Antonevski.

Mospasja e pajisjeve kundër zjarrit – hidrantëve, alarmëve për tym dhe shtigjeve për lëvizje të papenguar, janë problem kronik jo vetëm në institucionet shtetërore por edhe në objektet banesore në vend. Shkallët kundër zjarrit në ndërtesat e larta me dekada shërbejnë si hapësira shtesë ose ballkone, ndërsa theksohen si problem vetëm kur ndodh dëm më i madh, si ky i sotshmi në Shkup./KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments