10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZijadin Sela denoncon “drejtsinë” selektive në Maqedoni

Zijadin Sela denoncon “drejtsinë” selektive në Maqedoni

Kryetari i Aleancës për shqiptarët Zijadin Sela në një status në Facebook ka komentuar absurdet e gjyqsorit në Maqedoni dhe drejtsinë selektive kur janë në pyetje nacinalitetet e ndryshme. Ai krahason rastin e Almir Aliut dhe komitit Sazdo të cilat janë ndër proceset më diskutabile.

Ja postimi i plotë:

“Jetët e njerëzve nuk janë me vlerë të barabartë në Maqedoninë e Veriut.
Kur një maqedonas vret egërsisht një fëmijë shqiptar me makinën e tij, me paramendim, ai dënohet me 4 vite burg për “aksident trafiku”.
Kur dy të rinj shqiptarë futen në një përleshje me një të ri maqedonas, që përfundon me vdekjen aksidentale të këtij të fundit, ata dënohen me 17 vite burg për “vrasje mizore”.
Këto dy raste shfaqin në mënyrën më brutale se sa selektive është drejtësia jonë, varësisht nga përkatësia kombëtare e viktimave apo e kriminelëve, apo nga përkatësia partiake.
Vetingu i plotë i gjyqësorit është i një rëndësie jetike, për të pastruar atë nga gjyqtarët dhe prokurorët shovinistë dhe të korruptuar të tipit jugosllav.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments