10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeZIBERI nga DIBRA: Kryeministri shqiptar i bashkon të gjithë dhe nuk bënë...

ZIBERI nga DIBRA: Kryeministri shqiptar i bashkon të gjithë dhe nuk bënë diferenca

Karvani i kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në kuadër të aktiviteteve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 15 korrik të këtij viti u mirëpritën nga qytetarët e Dibrës ku me fjalimet u paraqitën, nikoqiri i këtij tubimi, Kryetari i Komunës, z.Hekuran Duka, bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 5-të, Talat Xhaferi, kandidati për postin e kryeministrit të RMV-së, z. Naser Ziberi si dhe kryetari i partisë, z.Ali Ahmeti.

Kandidati për postin e Kryeministrit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Naser Ziberi u shpreh se Dibra është vatër e patriotëve, punës, penës por kur ka qenë nevoja edhe të pushkës.

“Është e vështir ti drejtohesh qytetarëve Dibran pasi Dibranët dinë të vlerësojnë, nuk durojnë improvizime aq më tepër mashtrime, por Dibranët dinë të shpërblejnë dhe mbështetin kur ti bindësh se je në rrugën e duhur, në rrugën e përparimit, zhvillimit dhe progresit. Kjo është dëshmuar nga ana e Dibranëve në vazhdimësi, dhe unë nuk kamë dilemë se z.Talat Xhaferi do ta mbështesin në këto zgjedhje parlamentare,” u shprehë Ziberi.

Në vazhdim kandidati për kryeministër u shprehë se me shumë respekt dhe kënaqësi e ka pranuar ftesën e kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti përkundër faktit që 20 vite ka patur ndërprerje nga aktiviteti politik.

“Më ka bindur z. Ahmeti me një fjalë : njerëzit e guximshëm dallojnë prej njerëzve të tjerë në moment kur duhet të merren vendime të mëdha. Vendimi për të nominuar kandidat për kryeministër shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është vendim I madh dhe detyrimisht e ngre në piedestalin më të lartë pozitën e shqiptarëve të këtij vendi. Zotohem para jush se akujt nuk i marrim asgjë, ne e marrim hisen tonë, atë që na takon dhe ajo është vendosur në themelet e ndërtimit të këtij shteti që në vitin 2001 kur ndodhi kthesa e madhe në vitin kur shqiptarët e kthyen dinjitetin, krenarin dhe barazinë. A mjafton me kaq? Sigurisht që jo, prandaj z. Ahmeti z. Xhaferi dhe të tjerët ende I mbajnë krahët e përveshur sepse kemi punë për të bërë për ti thyer bastionet e fundit që të na njohin sit ë barabartë . Me kushtetutën e vitit 2001 këto gjëra janë të garantuara dhe prandaj më habit fakti që sot merret guximi nga kundërshtarët që ta kontestojnë një të drejt legjitime time që të jem I nominuar për kryeministër,” nënvizoi Ziberi.

Z. Ziberi si kandidat i nominuar për postin e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e BDI-së potencoi se ka shumë për tu zotuar por shpreson se pas këtyre zgjedhjeve të kthehet në Dibër si kryeministër i parë shqiptarë.

“Zotimet që i bëmë për Dibrën ti bëjmë realitet, shkëlqimin intelektual të Dibrës ta kthejmë me zhvillim ekonomikë, përparimtar pasi Dibra e meriton një gjë të tillë. I ftojë gjithë qytetarët shqiptarë, nga komuniteti mysliman, turq, boshnjak, vlleh dhe romë dhe ata maqedonas që janë të shkarkuar nga nacionalizmi të na mbështetni në këtë autostradë pasi kjo rrugë nuk bënë diferenca dhe i bashkon qytetarët, ” përfundoi Ziberi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments