12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela: Zaevi të publikojë listën e atyre që humbën betejën me...

Ziadin Sela: Zaevi të publikojë listën e atyre që humbën betejën me zjarrin në Tetovë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela duke folur për tragjedinë në Tetovë dhe dorëheqjen morale të zyrtarëve, ka lëshuar një porosi për kryeministrin Zaev.

Sela në prononcimin e tij ka kërkuar që kryeministri Zaev të publikojë listën e personave që humbën betejën me flakët e zjarrit në tragjedinë e Tetovës.

Sipas Selës, Zaev deri sa të mendohet për dorëheqjet, opinioni do e mësojë të vërtetën sepse sipas tij, askush nuk e din kush sa anëtarë të familjes ka humbur, njëherit Sela kërkoi që kryeministri të publikojë numrin e saktë të personave që humbën jetën.

“Derisa Zaev mendohet për dorëheqjet, do ishte mirë të publikohet lista me personat që humbën jetën në Tetovë, të dihet kush sa anëtarë humbi, të publikohet numri i sakt i viktimave”, tha mes tjerash Sela.

Kreu i ASH-së akuzoi kryeministrin se rastin në fjalë po e përdor vetëm për marketing.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments