3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela: Të zezat e kësaj Qeverie

Ziadin Sela: Të zezat e kësaj Qeverie

Mbi 40.000 qytetarë në Maqedoninë e Veriut janë larguar nga puna si pasojë e keq-menaxhimit të pandemisë me Covid 19. Kështu tha lideri i ASH-së, Ziadin Sela në “Klan Debat” në Klan Maqedoni.

Ai shtoi se Qeveria e re e ka nisur keq, duke mos shënuar asgjë pozitive.

“Edhe mësimi nisi on-line me shumë probleme për shkak të keq-organizimit. Shumë nxënës për fat të keq kanë mbetur jashtë procesit mësimor”, tha Sela.

Për mënyrë se si qeveria menaxhon pandeminë, flasin shifrat, tha më tej Sela.

“Maqedonia e Veriut ka numin më të lartë të vdekshmërisë në rajon nga Covid 19. Flasin për këtë të dhënat e institucioneve ndërkombëtare. Mortaliteti në 1 milion banor, nga Covid-19 në Macedonia është 378, Kosova ka 264, Bosnja & Hercrgovina-259, Shqipëria – 137, Bullgaria-120, Serbia-107, Kroacia- 71 dhe Greqia 40”, deklaroi më tej kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

I pyetur për Vetvendosjen dhe mundësinë e hapjes së partisë së njëjtë në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela ka deklaruar se çdo shqiptarë që punon për interesin e qytetarit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, për të pasur një jetë të dinjitetshme,për të ndalur ikjen e rinisë, për të ndalur rastet e montuara politike, për ti thënë gjuhës shqipe ashtu siç është gjuha jonë amtare,për të sjellë barazinë e shum të tjera, për ne është i mirseardhur dhe për ne është një aleat dhe asesi kundërshtarë.

“Ne edhe publikisht e kemi përkrahur Vetvendosjen siç na përkrahën edhe ata më 15 korrik këtu në Maqedoni”, theksoi kreu i ASH-së.

Sipas tij, zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut treguan se qytetarët po jetojnë në sistem demokracie despotike.

“S’ka ndodhur asnjëher që të manipulohet sistemi ose softweri i KQZ-së. Kjo është një dëshmi,por mbi të gjitha ne si koalicion Aleanca dhe Alternativa kemi dëshmuar me argumente se më 15 korrikë është vjedhur vullneti politikë i shumicës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Me fjalë të tjera, raporti i progresit që pritet të publikohet nesër besoj do të përmbajë një gjuhë diplomatike dhe një vlerësim të balansuar. Me një fjalë, besoj ky raport ka për qëllim të motivojë strukturat politike brenda vendit me qëllim të përforcimit të rrugës drejt anëtarësimit në BE, ka thënë kreu i ASH-së, Ziadin Sela për Tv Klan Maqedonia në “Klan Debat”.ina

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments