7.4 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmePropozohet heqja e testeve PCR me rajonin, Zaev: Udhëtime pa PCR po,...

Propozohet heqja e testeve PCR me rajonin, Zaev: Udhëtime pa PCR po, por vetëm kur është më se e domosdoshme

Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse i ka propozuar Qeverisë për të hapur kufijtë pa teste PCR me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi  dhe Serbinë.

 “Sipas analizës, për momentin nuk ka asnjë indikacion, d.m.th nuk ka një numër të lartë të rasteve të importuara në vend me COVID-19 nga këto vende. Prandaj, nuk ka rrezik dhe është e sigurt hapja e kufijve. Propozim vendimi do t’i dorëzohet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Po çfarë vendimi mund të pritet nga Qeveria, kur tashmë disa ditë është marrë vesh se mes ministrave ka debat për këtë çështje, sidomos rreth heqjes së nevojës për test PCR për hyrje-dalje me Kosovën.

Vendimi do të sillet nesër, paralajmëron Kryeministri Zoran Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments