10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZIADIN SELA: TË NXIRRET LISTA, TË SHOHIM ME EMËR DHE MBIEMËR KUSH...

ZIADIN SELA: TË NXIRRET LISTA, TË SHOHIM ME EMËR DHE MBIEMËR KUSH JANË VIKTIMAT NË TETOVË

Sa i përket tragjedisë në Tetovë, Sela, tha se ai nuk e dinë se sa janë viktimat deri sa në momentin kur nuk do të ndihen emrat.

“Njerëzit dhe opozita e ka obligim moral ta parashtrojë këtë. Unë do të kisha dashur të them asnjë, por duhet të nxirren lista, nëse si nxjerrin me emra, ata s’janë më pacientë. Pacienti nuk është ai që digjet nga zjarri, është ai që vdes nga koronavirusi. Këta janë viktima nga aksidenti. E kur t’i kërkon publikisht të nxirren lista, e këto e fshehin”, deklaroi Sela.

Sela tha se me vet faktin që ka pasur familjarë aty, drejtori duhet të ketë përgjegjësi.

“T’i ke viktima nga njerëz familjarë, të cilët janë përkujdesur ngase nuk ka pasur kush tua jep një ujë. I kujt është këtu problemi. I qytetarëve apo i drejtorit dhe ministri”, u shpreh Sela.

Sela tha se trajtimi i rastit si banal mu ma bën Zoran Zavin si inkuizitor.

“Kush janë këto njerëz dhe fëlliqësira që e bëjnë banale debatin për përgjegjësinë dhe djegien për së gjalli të 14 qytetarëve pa marrë parasysh. Kjo është argument që ai të del të jep dorëheqje. Tani është vonë që të pranojë dorëheqjet, tani ai duhet të ik”, i shpreh Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments