15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela numëron tre arsye se pse Qeveria e re nuk ka...

Ziadin Sela numëron tre arsye se pse Qeveria e re nuk ka legjitimitet, përmend kryeministrin shqiptar dhe Alternativën

Lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela ka mbajtur fjalën e tij në kuadër të seancës plenare për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Hodhi dyshime mbi legjitimitetin e Qeverisë së re, pasi siç tha, nuk është marrë besimi i qytetarëve për të njëjtën.

Kritika hodhi mbi Bashkimin Demokratik për Integrim, pasi siç tha, erdhën në popull dhe morën votë në saj të kryeministrit shqiptar.

“Erdhën në popull dhe kërkuan votë vetëm me një kërkesë dhe ajo është – kryeministri i parë shqiptar. Ky ishte një mandat që nuk arriti të realizohet. Ose bëhet në momentin kur mbahet seanca për formimin e Qeverisë, ose aspak nuk bëhet, ndërkaq në vazhdojmë të ndjekim debat se jo në 100 ditëshin e fundit, jo në ditën e fundit do të jetë ose nuk do të jetë kryeministri i parë shqiptar”, tha Sela, transmeton TV21.

Kjo sipas tij ka bërë që qeveria të humb për të dytën herë legjitimitetin, pasi e para herë ishte kure u votua Qeveria Zaev 2 me premtimin për kryeministrin shqiptar.

Si arsye të tretë e sheh Alternativën.

“Aktori i tretë është Alternativa, deri dje partner koalicioni i Aleancës për Shqiptarët ku bashkë me ne doli dhe mori mandat që të sjell ndryshime dhe ti jap fund monizmit politik prej 20 vjetësh që e përfshiu shoqërinë shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut. Kështu, ajo nuk ka aspak legjitimet që të qëndrojë në këmbë dhe të mbajë në pushtet BDI-në sido që të jetë, kaq sa i takon legjitimitetin”, tha më tej Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments