Kovaçevski: Qeveria ka legjitimitet, prej nesër filloj punën

61

Mandatari Dimitar Kovaçevski mbajti fjalimin e fundit ku kërkoi mbështetjen e deputetëve për Qeverinë e re, shkruan Alsat

“Qeveria ka legjitimitet të pakontestueshëm sidomos me zgjerimin e deputetëve shumica është e sigurt. Zgjedhe do të ketë por në vitin 2024. Prej nesër filloj me punë.

Do të kem takim me ambasadoren gjermane. të martën do të takohem me kryeministrin bullgar Petkov nga i cili do të kërkoj mbështetje për popullin e Maqedonisë dhe zgjidhje. Të lëmë ndarjet partiake dhe etnike të bashkohemi në interes së qytetarëve”, tha mandatari Kovaçevski.

Ndryshe, sonte pritet të votohet qeveria e re e Maqedonisë Veriore, pasi Zoran Zaev dha në tetor të vitit të kaluar dorëheqje, pas humbjes në zgjedhjet lokale.