Ziadin Sela: Në këto ditë të rënda pas tragjedisë në Tetovë, s’mund të mos përkujtojmë sulmin ndaj popullit amerikan

53

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar 11 shtatorin e vitit 2001 nëpërmjet tragjedisë që ndodhi më 8 shtator të këtij viti në Tetovë, ku vdiqën 14 persona si pasojë e zjarrit që shkrumboi Qendrën Kovid.

“Popujt që kanë përjetuar dhimbje i ndjejnë më së miri dhimbjet që godasin njerëzimin. Në këto ditë të rënda pas tragjedisë që goditi Tetovën, nuk mund të mos përkujtojmë sulmin ndaj popullit amerikan dhe botës demokratike dy dekada më parë. Këto dhimbje nuk duhet të na thyejnë e dobësojnë, por të na bashkojnë, forcojnë dhe bëjnë më vigjilent, për të mos lejuar të na përsëriten”, shkroi Sela,