15.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela: Ndryshime në Rregulloren për punë ne Kuvendit shëndrrojnë deputetin në...

Ziadin Sela: Ndryshime në Rregulloren për punë ne Kuvendit shëndrrojnë deputetin në makineri votimi

Ndryshimet në Rregulloren për punën e Kuvendit sipas kreut të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela kanë për qëllim që deputetin ta shndërrojnë në makineri votimi. Sipas tij është e papranueshme sepse këto ndryshime do tu mundësojnë disa deputetëve që gjithmonë të gjejnë arsyetime që të mos marrin pjesë në seancat plenare, e në ndërkohë të mund të votojnë. Sela ngre dyshimin se propozimi ka për qëllim sigurimin e kuorumit dhe jo që deputeti të jetë më taman prezent që të mund të kyçet në debat dhe të diskutoj për ndonjë çështje të caktuar.

“Gjërat e bukura janë kur sillen me konsensus, dhe këtu s’ka pasur kurrfarë konsensusi por shkohet në mënyrë të njëanshme, nga ana tjetër është e vërtet se Kushtetuta kërkon prezencë fizike për tu mbajt seancat plenare, ashtu në edhe këshilla e tjerë e tjerë. ..Forma se si po propozohet kjo ndryshim rregullore, fatkeqësisht prapa saj e ka atë tendencën e keqe për ta llogaritur deputetin vetëm si makineri votuese dhe asgjë tjetër. Sepse tani të propozosh për njerëzit të cilët janë të pamundur fizikisht, janë të sëmurë dhe nuk mund të jenë prezent, që të mund online të jenë prezent dhe të marrin pjesë në seancë, çka nënkupton marrja pjesë në seancë. A duhet deputeti të jetë vetëm ai i cili e përbën 61 për të pasur kourum, apo duhet të jetë deputeti përfaqësuesi i popullit i cili duhet të marr fjalën dhe të flas aty. Dhe në një situatë si kjo, siç i karakterizuam të sëmurët me Kovid-19, raste hipotetikisht ndonjë rast i rëndë, a ka ai mundësi fizike që të marri pjesë në seancë, ama të marri pjesë taman në seancë dhe jo vetëm të jetë një numër shtesë i cili do të marre pjesë aty”, deklaroi Zijadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments