10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela: Kësaj radhe nuk do të mund t’i manipulojnë zgjedhjet, kemi...

Ziadin Sela: Kësaj radhe nuk do të mund t’i manipulojnë zgjedhjet, kemi djemtë dhe vajzat që do ta mbrojnë vullnetin e popullit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga Struga tha se në Strugë fitorja do të arrihet që në raundin e parë dhe se vetëm këtë ata e quajnë “fitore të pastër”.

Sela tha se me të vërtet janë zgjedhje lokale, megjithatë mund të shihet si oponentët kanë dalë jashtë çdo kontrolli.
“Ata e dinë që një shkëndijë që lindi këtu në Strugë shumë shpejtë dhe më 17 tetor do t’i japë sinjalet e ndryshimit, të demokracisë, të rikthimit të shpresës dhe gjithçkaje. Liri më tepër për ju të nderuar qytetarët. Ne vijmë përballë jush çdoherë me premtime të realizuara, ne edhe nga opozita vijmë me kënaqësinë që Strugës dhe gjithë shqiptarëve ju kemi dhuruar të drejtën e nënshtetësisë. Nuk do të ketë tani e tutje shqiptarë që jetojnë këtu dhe nuk do të kenë nënshtetësi”, deklaroi Sela nga Struga.
Sela tha se kundërshtarët nga ana tjetër vijën me premtim para një viti të cilin nuk e mbajtën.

“Ata përveç fjalë nuk kanë ditur të sjellin asgjë tjetër, qoftë për struganët, qoftë për qytetarët në përgjithësi. Ato kanë fjalë, të cilët s’kam si t’ju them ndryshe, gënjeshtra. Me gënjeshtra erdhën radhën tjetra, vazhdojnë gënjeshtra thonë ditë e natë. Njerëz, të cilët 4 vite me radhë ja kanë vënë zjarrin Strugës, qytetarët duhet të përgjigjen me po të njëjtën monedhë, t’ua vënë zjarrin më 17 tetor, duke i quar në opozitë”, deklaroi Sela.

Sela tha se duhet parë qasjen se sa të turpshme e kanë ndaj qytetarëve.

“Vijnë dhe kanë harruar çdo traditë dhe edukatë që na ka lezet si popull. Nuk trokasin si njerëz dhe të njerëzishëm për të kërkuar votë, por se bëjnë këtë se s’kanë lënë fytyrë. Por vijnë me shantazh, e po të vijnë kështu, tregojuani vendin, vijnë me kërcënim, e kërcënim nuk pranojmë ne, vijnë dhe duhet t’ju frikësojnë, e strugani frikë nuk ka dhe më 17 tetor do t’jua tregojë vendin”, tha Sela.
Sela tha se ata munde të vijnë me para me parat e taksave të qytetarëve, por sipas tij, strugani nuk blihet.
“E nëse vijën me këta të fundit merrjani dhe mos ja jepni votën se s’janë të tyret. Njerëz të cilët vjedhin edhe nga ngrohja e fëmijëve, nuk kanë vend mes nesh dhe ne duhet t’ua tregojmë vendin”, u shpreh Sela.

Ai tha se nuk do të munden t’i manipulojnë zgjedhjet, ngase përballë në komisione në vendvotime do të kenë djem dhe vajzat të cilët do ta mbrojnë votën e popullit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments