Detaje që nuk u vërejtën nga tubimi në Çair, shikoni se si Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu e injorojnë dhe e qeshin me ironi Artan Grubin (VIDEO)

667

Ditën e djeshme zv. kryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Çairit ku u prezantua kandidati për kryetar komune, Visar Ganiu dhe lista e këshilltarëve, gjatë fjalimit të tij u injorua dhe u qesh me ironi nga Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu.

Gjatë fjalimit të tij duke dashur të bëhet karizmatik e ti serviloset kryetarit Ali Ahmeti, zv. Kryeministri Artan Grubi doli nga vetja dhe tha: “Le të bëhen krejt bashk, Ali Ahmetit i vjen prapa historia është në alejën e rilindasve kombëtar“, skenë e shoqëruar me muzikë rap me tekst “grupi jonë është më i forti, sun rini me neve dhe ma i madhi nven“.

Por të shqetësuar se provokimet, lajthitjet dhe servilosjet e vazhdueshme të Artan Grubit me një sjellje fëmijrore nëpër mitnigje të ndryshme u prishin punë, Visar Ganiu dhe Izet Mexhiti duket se nuk u pëlqen kjo sjellje e Artan Grubit ku në video duket që e injorojnë dhe qeshin me ironi. /InfoShqip.com