20 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela ka një porosi për Bilall Kasamin

Ziadin Sela ka një porosi për Bilall Kasamin

Ziadin Sela e thotë troç. Bilall Kasami ishte kundër koalicionit trepalësh mes opozitës kur Sela ishte lider i Aleancës për Shqiparët.

Sela madje e akuzon Kasamin, liderin e Lëvizjes Besa se akuzonte të parin e Alternativës, Afrim Gashi se ky i fundit ishte kundër koalicionit.

Sela pyet se pse tani u bënë bashkë AAA-ja dhe Besa?

“Pse sot u bënë bashkë. Kjo pjesëmarrje në Qeveri e nxori në pah edhe këtë. Pse mendon se u bënë bashkë për ndryshimet kushtetuese. Unë nuk isha faktor që të bëhen ose me atë, ose me këtë. Ideja ishte që të bëhen bashkë, por njëri nga aktorët thoshte se ne jemi për koalicion trepalësh, por le të tregojë Sela se cili nuk është… Koalicioni nënkuptonte AAA, Besa dhe ASH. Këta janë eksponentët. Bilalli dilte pas një kohe dhe thoshte pas disa muaj problematizimi le të del Sela dhe të tregojë se kush nuk është. Ik more tani, se unë po punoj të ju bëj bashkë”, tha Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments