16.8 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela: Gjyqësori i kapur nga BDI-ja! Këto janë emrat e gjykatësve...

Ziadin Sela: Gjyqësori i kapur nga BDI-ja! Këto janë emrat e gjykatësve dhe prokurorëve të afërt me BDI-në (Video)

Ziadin Sela sot në një konferencë për shtyp ka folur rreth kapjes së sistemit gjyqësor, një hulumtim nga ASH-ja.

“Ky sistem është kapur në tërësi nga ekzekutivi, e veçanërisht nga BDI. Ndarja e pushteteve nuk vlenë si parim kushtetues në vendin tonë”, tha mes tjerash Sela.

Sela ka akuzuar disa funksionarë dhe ish funksionarë të BDI-së për kapje të sistemit gjyqësorë, teksa sipas Selës emronin dhe blinin gjykatës e prokurorë.

“Kapësit e gjyqësorit kanë emër dhe mbiemër, dhe ata janë Blerim Bexheti, Adnan Jashari, Valdet Xhaferi, Bilent Salihi dhe Agim Nuhiu, të të gjithë ministra të Ali Ahmetit”, deklaroi Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments