6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela: BFI ishte shtab i BDI-së, reisi i ri të qëndrojë...

Ziadin Sela: BFI ishte shtab i BDI-së, reisi i ri të qëndrojë larg politikës

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, duke folur për zgjedhjet në Bashkësinë Fetare Islame dhe deklaratat e fundit të ish kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi, tha se kanë pasur njohuri që ky institucion ka qenë si shtabi BDI-së, duke shtuar se është skandal kur një subjekt politik kyçet dhe ndërhynë direkt në punët e një institucioni, i cili me Kushtetutë është i pavarur.

“Ish kreu i BFI-së e din më së mirë se nën kontroll të kujt ka qenë dhe çfarë ka bërë. Nga ana tjetër është skandal kur një subjekt politik kyçet dhe ndërhynë direkt në punët e një institucioni, i cili me Kushtetutë është i pavarur.Kjo është shkelje shumë e tmerrshme dhe flagrante. Ne jo që nuk i kemi pas informatat, ne e  kemi ditur që BFI ka punuar si shtab zgjedhor i BDI-së dhe normalisht që ka qenë skandaloze”, ka deklaruar Sela.

I pari i ASH-së, uroi zgjedhjen e sotme të kryetarit të ri  BFI-së dhe apeloi që ky institucion të qëndroj larg politikës.

“I uroj shumë sukses, të sjellë paqe, bashkëpunim dhe mirëkuptim brenda Bashkësisë Fetare Islame. Xhamitë, hoxhallarët të xhumave të predikojnë për problemet që i tangojnë komunitetet, të predikojnë etikën dhe vetëm moralin.

Për fund Sela shtoi se nëse ndonjë myfti ose ish myfti i BFI-së ka pasur dorë në zhvillimet politike duhet t’i vije turp dhe duhet të mbajnë përgjegjësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments