12.2 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela-ASH: Gjuha Shqipe ende nuk gëzon trajtimin e merituar

Ziadin Sela-ASH: Gjuha Shqipe ende nuk gëzon trajtimin e merituar

Ndërsa ne sot gëzojmë shkronjat me të cilat identifikojmë gjuhën tonë, festojmë Nëntorin si muaj që për ne si popull shënon unifikim, ngritje dhe fitore!113 vite mësojmë e shkruajmë me alfabetin tonë, për të cilin shumë sakrifica janë bërë, prandaj sot nuk guxojmë të lejojmë që gjuha jonë të nënvlerësohet. E kemi obligim moral ta ngrejmë atë në nivelin për të cilin kanë punuar të parët tanë, prej të cilëve e kemi amanet! E ky amanet, me kaq peshë që bart në vete, na përket të gjithëve që jetojmë në këtë shtet, pa dallim! Ndjej keqardhje që edhe pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në vend, Gjuha Shqipe ende nuk gëzon trajtimin e merituar. Megjithatë, sot ju uroj Ditën e Alfabetit, me shpresë që jetëgjatësia e saj të jetë e përjetshme e amaneti të çohet në vend!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments