Ziadin Sela: Ali Ahmeti gjithë kohën flet për BE, ndërsa fshehurazi takon ambasadorët rus e serb

24

Sot gjatë press konferencës për publikimin e emrave të rinj të kryetarve të degëve në komunat ku kishte zgjedhje brenda partiake, Ziadin Sela nuk e la pa komentuar edhe deklaratën e Ali Ahmetit për takimet e tij të fshehta me ambsador rus dhe serb, shkruan InfoShqip.com

Sela tha se Ali Ahmeti flet gjatë gjithë kohës për anëtarësimin në BE dhe ka gojën plot kudo që kinse opozita meret me Rusi dhe Serbi ndërsa pikërisht ai takohet fshehurazi me ambasadorët e Rusisë dhe Serbisë.

Tutje Sela tha se këto qëllime të BDI-së dhe Ahmetit janë dashakeqe dhe duhet dënuar zëshëm nga çdo shqiptar.Më poshtë ju sjellim edhe videon e kësaj pjese të deklaratës nga Ziadin Sela.