8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela: Aleanca për Shqiptarët përkrah protestat e 22 shkurtit në Kumanovë

Ziadin Sela: Aleanca për Shqiptarët përkrah protestat e 22 shkurtit në Kumanovë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, përmes një shkrimi të publikuar në fejsbuk, ka bërë thirrje te të gjithë simpatizantët e Aleancës për Shqiptarët dhe te të gjithë qytetarët që ti bashkëngjiten protestës së paralajmëruara kundër vendimit për burgosjen e babait dhe axhës së Almir Aliut, që do të mbahen ditën e hënë (22.02.2021) para Gjykatës Themelore të Kumanovës.

“Sot, drejtësia selektive që vazhdon të mbizotërojë në vendin tonë ka fytyrën e Almirit të vogël, të vrarë në mënyrë mizore nga një kriminel ordiner. Ndërsa krimineli rehabilitohet dhe madje shpërblehet me post publik për shkak të përkatësisë së tij kombëtare dhe partiake, prindi i viktimës dënohet me burg, poashtu për shkak të përkatësisë së tij kombëtare dhe mungesës së librezës së duhur partiake. Kur padrejtësia bëhet normë, rezistenca bëhet detyrë.

Andaj, Aleanca për Shqiptarët përkrah pa rezervë protestën kundër dënimit me burg të babait të Almirit që do të mbahet të hënën më 22 shkurt para Gjykatës Themelore të Kumanovës.

U bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të Aleancës për Shqiptarët si dhe të gjithë qytetarëve të ndërgjegjshëm të këtij vendi që të solidarizohen me familjen e Almirit duke iu bashkëngjitur kësaj proteste paqësore, gjithnjë duke i respektuar masat antikovid”, shkruan Ziadin Sela – Kryetar i ASH-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments