12.5 C
Tetovo
E premte, 10 Maj, 2024
BallinaLajmeZhvillimet në veri, Policia: Kapen “sasi eksplozivësh dhe armësh” te Tre Rrokaqiejt...

Zhvillimet në veri, Policia: Kapen “sasi eksplozivësh dhe armësh” te Tre Rrokaqiejt gjatë aksionit policor

Policia e Kosovës që gjatë mëngjesit të së shtunës ka njoftuar se është duke kryer një aksion policor kërkimi në lidhje me sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë të Zveçanit, ka gjetur te “Tre Rrokaqiejt” një “sasi e armëve dhe mjeteve eksplozive”, ka konfirmuar për Nacionalen, zëdhënësi i policisë kosovare për rajonin e veriut, Veton Elshani,

Janë gjetur mjete shpërthyese dhe armë dhe tani ekipi i EOD i KFOR-it është aty, jemi në pritje të verfikimeve të mëtejme”, na tha zoti Elshani.

Armët që janë gjetur dyshohen të kenë të bëjnë me rastin e sulmit paramilitar në Banjskë që udhëhoq nga kryekrimineli Milan Radojiçiq.

Njëkohësisht, Policia e Kosovës shtoi se aksioni po kryhet në katër lokacione në veri. Megjithatë, nuk specifikuan se për cilat dy lokacione të tjera bëhet fjalë, raportuan media serbe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments