8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeZhvillimet në veri – Edi Rama shpërndan një shkrim të Albin Kurtit

Zhvillimet në veri – Edi Rama shpërndan një shkrim të Albin Kurtit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pajtuar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me shtyerjen për 30 ditë të zbatimit të vendimit për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë.

Rama pajtimin e tij e ka shprehur përmes një shpërndarjeje të postimit të Kurtit për shtyrjen e këtij vendimi në rrjetin social Twitter.

“Në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë, ne zotojmë se do të shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes”, thuhej në postimin e Kurtit, të cilin e bëri ‘retweet’ edhe kryeministri shqiptar.Më poshtë keni postimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments