5.2 C
Tetovo
E diel, 22 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeZhurnal.mk / Ndryshimi i Kodit Zgjedhor – Lojë e BDI-së për përfitime...

Zhurnal.mk / Ndryshimi i Kodit Zgjedhor – Lojë e BDI-së për përfitime politike!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 8 shkurt – Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se mosbalancimi i numrit të votuesve në njësitë zgjedhore do të rezultonte në një proces zgjedhor të jashtëligjshëm, por krejt kjo duket një lojë sa për sy e faqe e BDI-së në prag të mbajtjes së zgjedhjeve.

S’ka numër të njëjtë të votuesve në njësitë zgjedhore

Zv.kryeministri Bujar Osmani ka thënë se mosbalancimi i numrit të votuesve është arsyeja që ata janë duke i bllokuar në Kuvend përfshirjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së në Kodin Zgjedhor. Osmani shton se devijimi nga 5%-shi ligjor në katër njësi zgjedhore e bën procesin zgjedhor jo të drejtë dhe jo të ligjshëm, pasi pohon se rekomandimet e OSBE/ODIHR-së, janë të rëndësishme edhe për zgjedhjet, janë të rëndësishme edhe për vlerësimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj zgjedhjeve. Ai kërkon që amendamenti i tyre për Kodin zgjedhor i cili parasheh zhvendosjen e kufijve të njësive dhe kalimin e disa vendvotimeve nga njëra njësi në tjetrën u është dorëzuar LSDM-së dhe VMRO-së. LSDM-ja është duke bërë analizat kurse VMRO-ja vlerëson se nuk ka mjaftueshëm kohë për këto ndryshime.

Shqiptarëve u duhen më shumë vota për deputet

Nëse analizohet tabela e mësipërme del në shesh se në dy njësitë zgjedhore ku ka kryesisht më së shumti votues shqiptarë, në njësinë numër 2 dhe numër 6, nga rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2016, dallohet qartë se diferenca me zonën numër 3 dhe numër 4, ku kryesisht janë votuesit maqedonas është afër 30 mijë vota. Kjo nënkupton se një kandidati për deputet shqiptarë i duhen shumë më shumë vota për t’u bërë deputet, se sa një kandidati tjetër maqedonas në njësinë zgjedhore numër 3 e 4.

Kjo në fakt është një padrejtësi e madhe që u bëhet partive shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. Ky dallim ka qenë shumë i theksuar edhe në zgjedhjet e kaluara, ndërkaq ishte një ndër rekomandimet e OSBE ODIHR.

BDI po manipulon qytetarët

BDI është e vetëdijshme që ky ndryshim nuk arrihet dhe për këtë arsye duket se vetëm sa për të larë fytyrën para presionit të zgjedhësve.

Edhe nëse bëhet ndryshimi ligjor, vetë aspekti praktik është i vështirë të realizohet, pasi nëse arrihet marrëveshje që ndonjë vendvotim të kalojë në tjetër njësi zgjedhore, kjo nënkupton edhe informim të duhur të votuesve, ndryshim të adresave të votimit, ndryshim të listave të votuesve…

BDI e ka të qartë se është tepër vonë që në prag të zgjedhjeve nuk mund të bëhet ky ndryshim, prandaj një tentim për të ndryshuar njësitë zgjedhore në prag të zgjedhjeve është manipulim klasik.

Ka pasur gati tre vite kohë që ky ndryshim i nevojshëm të bëhet, prandaj politika sa për të thënë që bëjmë diçka nuk pi ujë më te qytetarët!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments