8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBDI-ja kërkon korrigjim të kufijve zgjedhorë, Zaevi thotë së pari të ketë...

BDI-ja kërkon korrigjim të kufijve zgjedhorë, Zaevi thotë së pari të ketë regjistrim, Mickoski: Të respektohen OSBE/ODIHR

BDI-ja këmbëngul të ketë ndryshim të Kodit Zgjedhor në pjesën e kufijve të njësive zgjedhore. Nga kjo parti thonë se ka mosbalancim të madh të numrit të votuesve në njësitë zgjedhore, prandaj paralajmërojnë se përmes amendamenteve do të intervenojnë në ligji. Bujar Osmani mendon se edhe pse afati është i shkurtër, njësitë zgjedhore mund të balancohen, sepse siç pohon, prej kësaj çështjeje varet legjitimiteti i procesit zgjedhor.  

“Devijimi nga 5%-shi ligjor në 4 njësi zgjedhore, e bën procesin zgjedhor të paligjshëm. Rekomandimet e OSBE/ODIHR-së, janë të rëndësishme edhe për zgjedhjet, janë të rëndësishme edhe për vlerësimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj zgjedhjeve. Të hyjmë me vetëdije në shkelje të ligjit dhe në një proces joligjor, unë mendoj se rrezikojmë shumë aspekte – rrezikojmë që dikush të kontestojë në Gjykatën Kushtetuese ligjshmërinë e procesit zgjedhor”, deklaroi Osmani.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, thotë se është e rrezikshme të riformohen kufijtë zgjedhorë, pa e zbatuar regjistrimin e popullsisë.

“Të dhënat që i kemi janë nga regjistrimi i vitit 2002 dhe nëse dikush ndryshon diçka, të gjithë së bashku, bile edhe po të jetë me konsensus duhet të ketë baza dhe argumente adekuate. Cilën të dhënë ta marrim? Pas migracioneve nga 2002 e deri më sot? Ja 18 vjet, mund të shkaktojnë dëm të pariparueshme”, pohoi Zaev.

Nga ana tjetër, kreu i VMRO-DPMNE-së, thotë se tashmë kanë biseduar me LSDM-në për Kodin Zgjedhor dhe se janë marrë vesh të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR.

“U bëj thirrje të gjitha partive politike të dalin nga ky teatër politik ditor që e bëjnë, të tregojnë pjekuri, të hyjnë në Parlament dhe ta respektojnë rekomandimin e OSBE/ODIHR me qëllim që të kemi proces të besueshëm zgjedhor”, apeloi Mickoski.   

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, bëjnë me dije se pas numërimit të fundit, Njësia Zgjedhore numër 6 është rritur për 8.6% apo 3.6% mbi kufirin e lejuar. Njëkohësisht, njësia numër 3 është reduktuar për 7.64%, kurse njësia e katërt është për 6.36% më e vogla nga numri i paraparë i votuesve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments