12 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaOpinionZgjedhjet presidenciale në RMV,Prof.Dr Arsim Sinani: Do kemi një betejë të fortë

Zgjedhjet presidenciale në RMV,Prof.Dr Arsim Sinani: Do kemi një betejë të fortë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkurën kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e shtetit.

Partitë shqiptare garojnë me dy kandidatë, Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garon me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme.

Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, merr pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit.

Ekipi i Euronews Albania po ndjek nga afër procesin zgjedhor në RMV. Gazetari Thimi Samarxhiu intervistoi Arsim Sinanin, pedagog në Universitetin e Prishtinës, i cili e cilësoi të sotme një ditë të rëndësishme që do të sjellë ndryshim në RMV.

Sipas tij pritet të ketë përplasje të forta pasi këto zgjedhje janë një matje force për zgjedhjet parlamentare.

“Është një ditë e rëndësishme që do të sjellë ndryshim në RMV. RMV është në një udhëkryq ku duhet të mbahet rruga euroatlantike rruga drejt BE, të zgjidhë problemet si ai me bullgarët dhe marrëveshja historike me shqiptarët. Është në ditë kur RMV ka nevojë të bëjë veprimet e veta, por në fund janë qytetarët që i dizajnojnë politikat me votë. Është një ditë shumë dinamike, se do kemi një betejë të fortë, është matje e forcave për zgjedhjet parlamentare”, tha Sinani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments