11.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeZgjedhjet në RMV, voton Talat Xhaferi: Përcaktohet orientimi që do marrë vendi

Zgjedhjet në RMV, voton Talat Xhaferi: Përcaktohet orientimi që do marrë vendi

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkurën kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e shtetit.

Partitë shqiptare garojnë me dy kandidatë, Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garon me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme.

Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, merr pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit.

Kryeministri shqiptar i RMV, Talat Xhaferi e hodhi votën e tij rreth orës 10:00. Në një komunikim me mediat ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve në RMV që të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të votuar një nga kandidatët.

“Rëndësia e kësaj dite është e veçantë që në bazë kushtetuese mundësohet që çdo qytetar të shprehë vullnetin dhe të zgjedhë 1 nga 7 kandidatët. Me rëndësi është fakti që procesi po shkon në mënyrë të rregullt. Uroj që çdo qytetar të shfrytëzojë të drejtën e votës. Pjesëmarrësit në zgjedhje kanë pasur mundësi të shpalosin vizionin e tyre. Duke pasur parasysh situatën rëndësia e këtyre zgjedhjeve është përcaktimi i orientimit proevropian të vendit”, tha Xhaferi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments