13.1 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaZgjedhjet në Francë/ Sondazhet: Macron fiton edhe një mandat të dytë presidencial...

Zgjedhjet në Francë/ Sondazhet: Macron fiton edhe një mandat të dytë presidencial pesë-vjeçar

Presidenti frances Emmanuel Macron ka dalë fitues në rundin e dytë të zgjedhjeve në Francë, duke mundur rivalen e tij, Marine Le Pen, sipas një vlerësimi nga instituti i sondazheve Ipsos.

Sipas France 24, me 58.2% të votave Emmanuel Macron u zgjodh për një mandat të dytë si president francez mbrëmjen e sotme.

Ndërsa kundërshtarja e tij e ekstremit të djathtë Marine Le Pen fitoi 41.8% të votave në zgjedhjet që panë shkallën më të lartë të abstenimit në vend në 50 vjet.

Ndryshe edhe sondazhet e opinionit në ditët e fundit kanë sugjeruar që Emmanuel Macron mund të bëhet presidenti i parë francez në 20 vjet që fiton një mandat të dytë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments