11.6 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeZgjedhjet, misioni i OSBE/ODIHR starton javën e ardhshme, do ketë 24 vëzhgues...

Zgjedhjet, misioni i OSBE/ODIHR starton javën e ardhshme, do ketë 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër

Misioni i OSBE/ODIHR-së që duhet të monitoroj zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, pritet që vendin tonë të arrijë gjatë javës së ardhëshme.

Si në çdo cikël zgjedhor Misioni I OSBE- ODIHR-së në një konferencë për media do të shpallin të gjitha aktivitetet lidhur me procesin zgjedhor. Ata vijnë në vend me 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër.

Organizata në prag të vizitës publikoi një raport për shtetin ku u shpreh shqetësimi për klimën parazgjedhor në Maqedoni.

“Shumë bashkëbisedues të ODIHR-it vunë re se ndonëse periudha para zgjedhjeve ishte e qëndrueshme, mjedisi politik ishte i prirur ndaj tensioneve dhe brishtësisë me afrimin e zgjedhjeve. Shumë bashkëbisedues theksuan edhe faktin se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të zhvillohen njëkohësisht, gjë që do të rrisë gjasat për trazira politike. Zgjedhjet zhvillohen në kushte të debatit të vazhdueshëm politik për procesin e anëtarësimit të vendit në BE” – thuhet në Raportin e OSBE/ODIHR.

Zgjedhjet, shpeshtohen akuzat mes subjeketeve politike

Opozita Vlen pretendon se numri i madh i vëzhguesve të OSBE – ODIHR-së në zgjedhje është për shkak të drojës për paregullsi në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

“Prandaj Bujar Osmani e ka për detyrim të sqarojë se pse është ky vlerësim i OSBE-së dhe, e dyta – po ashtu e rëndësishme – mbi bazën e cilave analiza dhe argumente e kishte vlerësuar Bujar Osmani në vitin 2023 se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mund të prodhojnë destabilitet? Kush ia dha këto informacione dhe pse ai nuk i ka ndarë ato në mënyrë transparente me publikun deri më tani?” – tha Amir Elezi nga VLEN.

Por nga BDI thonë se opozita shqiptare e koordinuar me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën e Apasievit po frikësojnë shqiptarët, me akuza të pabaza.

“Të vetëdijshëm për humbjen e thellë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, koalicioni “PO Evropës, JO Rusisë” dyshon se koalicioni i përbërë nga derivatet e BDI-së tashmë e ka përgatitur skenarin në shërbim të VMRO-DPMNE-së dhe Levicën për të mos e pranuar rezultatin zgjedhor dhe me këtë, duke shkaktuar destabilizim dhe huti në opinion, në shërbim të Rusisë” – thuhet në reagimin e BDI-së, transmeton TVM2.

Nga BDI më tej thonë se akuza të njëjta dhe shpërndarje të dezinformatave ndaj partis së integristëve ka çdo ditë edhe nga VMRO-DPMNE dhe derivatet e saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments