19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeZgjedhjet / Mançevski: Nuk lejohen presione ndaj adminitratës

Zgjedhjet / Mançevski: Nuk lejohen presione ndaj adminitratës

Prej sot të gjithë të punësuarit në administratën publike do të mund t’i paraqesin presionet eventuale gjatë periudhës parazgjedhore përmes mekanizmit që është vendosur në ueb faqen e ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Ministri Damjan Mancevski apelon deri tek të gjithë të punësuarit në sektorin public që ta shfrytëzojnë këtë mekanizëm për ti paraqitur presionet eventuale deri në ditën e zgjedhjeve. Qëllimi është që të sigurohen dhe të garantohen të gjitha parakushtet për zgjedhje korrekte dhe demokratike, tha Mancevski I cili shton se paraqitja do të mbetet anonime deri në momentin nëse personi që paraqet rastin dëshiron ti jep të dhënat personale të mbrojtuara conform ligjit.

“Vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar në qëndrimin tone që presione, shantazhe dhe keqpërdorime në sektorin publik nuk do të ketë as në këtë fushatë ashtu sic vepruam gjatë fushatave të tjera zgjedhore në 3 vitet e kaluara. Të punësuarit në sektorin public do të munden që në mënyrë lehtë të zbatueshme ti paraqesin presionet eventuale që mund ti bëhen nga dikush në kontekstin e procesit zgjedhor. Ky sector në në vazhdimësi po ndryshon kulturën e punës dhe pas një periudhe të gjatë, këto tre vite sektori public përfundimisht punon në pajtim me detyrat e përshkruara pa presion, dhe duke mos qenë në shërbim të dikujt tjetër. Shteti i kapur ka mbetur në të kaluarën.”, tha Damijan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Ministri Mancevski tha gjithashtu se të gjitha fletëparaqitjet do t’u drejtohen për procesim të mëtutjeshëm të gjitha organeve të tjera kompetente

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments