15.8 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeZgjaten kolonat në kufi, në Merdar mbi pesë orë pritje për të...

Zgjaten kolonat në kufi, në Merdar mbi pesë orë pritje për të dalë nga Kosova

Vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimin kufitar Merdar. Bashkatdhetarët po vazhdojnë të presin mbi pesë orë për të dalë nga Kosova nga kjo pikë kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në njoftimin e orës 07:57 bën të ditur se përveç në Merdar, edhe në pikën tjetër kufitare Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 1 orë e 40 minuta.

Ndërkaq, në Muçibabë bashkatdhetarët po presin deri në 40 minuta për ta lëshuar Kosovën, e në Mutivodë deri në 15 minuta.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments