9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeZëvendësministri Bushi çon policinë në shkollën e Çashkës, kandidati i BDI-së e...

Zëvendësministri Bushi çon policinë në shkollën e Çashkës, kandidati i BDI-së e krahason me kohën e Car Dushanit, Rankoviqit dhe Millosheviqit

https://in7.tv/2021/09/01/zevendesministri-bushi-con-policine-ne-shkollen-e-cashkes-kandidati-i-bdi-se-e-krahason-me-kohen-e-car-dushanit-rankoviqit-dhe-millosheviqit/

Forca policore janë vërejtur në ditën e parë të vitit shkollor në shkollën e Jabollçisht të Komunës së Çashkës. Këtë e ka publikuar sot kandidati i BDI-së për kryetar komune, Suat Shaqiri. Shaqiri ka akuzuar policinë duke e krahasur këtë sjellje të tyren me kohërat e Car Dushanit, Rankoviqit dhe Millosheviqit. Ndërkaq, partia e Shaqirit, është pjesë e pushtetit dhe në krye të Ministrisë për Punë të Brendshme e ka Nazim Bushin, përcjell in7.

A ka të bëjë ky reagim i Suat Shaqirit edhe kundër bashkëpartiakut të tij?

Ja se çka shkruan Shaqiri:

Sot çdo fëmijë në Maqedoni shijon 1 shtatorin ditën më të lumtur të jetës a fëmijët e Jabollcishtit në Pragë të shkollës takohen me policinë.

Kjo që shifet në foto ndodh vetëm në vendbanimet ku jetojnë shqiptarët.

Të sjellish policinë sepse e dinë qe populli është i revoltuar dhe mund të reagojë nga mashtrimet e tua para zgjedhore e që kinse po punon dicka kjo më shumë i ngjason periudhës Fashisto-Komuniste.

Goran-Pasticeristi ta bëjë me dije se ajo periudhë iku dhe sot shqiptarët nuk bien në një provokim të tillë.

Sot shqiptarët e Çashkës po edhe etnitë tjerë janë të arsimuar, të avansuar e sistemuar në çdo cep të institucioneve dhe janë shumë të vetëdijshëm se dita e denimit tënd është dita e Lapsit pas jo më shumë se një muaj.

POLICIA, Jabollcishtën nuk e ka friguar as në kohën e Car Dushanit as të Rankoviqit as të Millosheviqit e as të sodit nga ti si një Kamarier.

#vdiqën ato kohëra.

Populli im i dashur Kurrë mos lejoni të na përsëritet

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments