16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaZelensky: Jemi gati për kundërsulm

Zelensky: Jemi gati për kundërsulm

Ukraina thuhet se është gati të nisë një kundërsulm kundër ushtrisë ruse, sipas deklaratave të presidentit të vendit, Volodymyr Zelensky.

Në një intervistë për Wall Street Journal të botuar sot, presidenti ukrainas deklaroi se Ukraina është e gatshme të nisë kundërsulmin e saj të shumëpritur për të rimarrë zonat që ushtria ruse ka tashmë në kontrollin e saj.

“Ne besojmë se do të kemi sukses. Nuk e di sa kohë do të zgjasë. Për të qenë i sinqertë, mund të zhvillohet në mënyra të ndryshme.

Por ne do ta bëjmë dhe jemi gati”, tha Zelensky.

Kievi shpreson se kundërsulmi do të ndryshojë dinamikën e luftës që shpërtheu në shkurt 2022. Muajin e kaluar, Zelensky tha Ukraina duhet të presë për dërgimin e më shumë tankeve përpara se të nisë kundërofensivën.

Ai ka zhvilluar prej kohësh një fushatë diplomatike për të kërkuar më shumë ndihmë ushtarake dhe armë perëndimore, “çelës” për suksesin e planeve të Kievi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments