10.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaZelensky i prerë: Nëse eliminohen ushtarët në Mariupol, do t’i jap fund...

Zelensky i prerë: Nëse eliminohen ushtarët në Mariupol, do t’i jap fund bisedimeve me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha këtë të shtunë se nëse Rusia do të eliminojë luftëtarët ukrainas në qytetin port jugor të Mariupolit, do t’i japë fund bisedimeve.

Duke iu referuar një qyteti jashtë Kievit që është shkatërruar nga bombardimet e rënda, Zelensky tha për Ukrainska Pravda se Mariupol mund të jetë si 10 Borodyankas.

“Dua të them se eliminimi i ushtrisë sonë, djemve tanë, do t’i japë fund të gjitha negociatave.”

Ai tha se Ukraina nuk do të shesë as territorin dhe as njerëzit e saj, duke shtuar: Sa më shumë vende si Borodyanka të ketë, aq më e vështirë do të jetë.

Më herët, Ukraina këmbënguli se trupat e saj po qëndronin ende në rrënojat e Mariupolit.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments