17.7 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeZejdi për Bilall Kasamin: I erdhi mirë që e ftuan në polici,...

Zejdi për Bilall Kasamin: I erdhi mirë që e ftuan në polici, është pjesë e Pi aR-it

Deputeti Skender Rexhepi-Zejdi në “Summer Click” në TV21 tha se kreut të Lëvizjes Besa, Bilall Kasamit po i vjen mirë që po thirret në polici pas vizitës së kryeministrit kosovar Albin Kurti në Tetovë. Rexhepi thotë se deklaratat e fundit të Kasamit që nuk do të paraqitet në polici, tregojnë se kjo është pjesë e strategjisë për marrëdhëniet me publikun (PR).

“E kuptoj se po i vjen mirë që ta thërrasin në polici, të gjitha mediat e citojnë atë, por është vazhdimisht pjesë e PR-it, e mediave, tash e bëjnë edhe një të tillë, që përsëri të bëhet pjesë e mediumeve, por kjo nuk është e dobishme për shqiptarët. Në prapavi ka diçka tjetër, thjesht PR është kjo. Kjo është e dëmshme për shqiptarët, nuk kemi nevojë ne për politika ditore”, tha Rexhepi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments