17.7 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeMickoski përsëriti qëndrimin: Pushteti nuk ka shumicë dhe nevojiten zgjedhje të shpejta

Mickoski përsëriti qëndrimin: Pushteti nuk ka shumicë dhe nevojiten zgjedhje të shpejta

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në intervistë për gazetën e Beogradit, Politika, thotë se nuk ka garanci se këto do të jenë ndryshimet e fundit të Kushtetutës. Ai gjithashtu akuzoi diplomacinë maqedonase se nuk ka luftuar për pozita më të mira dhe garanci që të mos ketë pengesa të reja në  rrugën e euro integrimeve. Në deklaratën e dhënë sot në Berovë, përsëriti se pushteti nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese dhe se nevojiten zgjedhje të parakohshme.Ja, kaluan më shumë se 10 ditë që kur Talat Xhaferi hapi atë seancë për ndryshimet kushtetuese, u shter rendi i ditës, u votua për rendin e ditës, ishte e qartë se nuk ka shumicë të 2/3 dhe ishte e qartë që nuk ka shumicë për të realizuar atë që e kanë marrë si detyrim. D.m.th. se politika e tyre e vetme u përplas për murri dhe në mungesë të cilësdo politikë që mundet të kohezohet, është normale dhe legjitime që opozita dhe populli të kërkojnë sa më shpejtë që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments