Deputeti Skender Rexhepi-Zejdi në “Summer Click” në TV21 tha se kreut të Lëvizjes Besa, Bilall Kasamit po i vjen mirë që po thirret në polici pas vizitës së kryeministrit kosovar Albin Kurti në Tetovë. Rexhepi thotë se deklaratat e fundit të Kasamit që nuk do të paraqitet në polici, tregojnë se kjo është pjesë e strategjisë për marrëdhëniet me publikun (PR).
“E kuptoj se po i vjen mirë që ta thërrasin në polici, të gjitha mediat e citojnë atë, por është vazhdimisht pjesë e PR-it, e mediave, tash e bëjnë edhe një të tillë, që përsëri të bëhet pjesë e mediumeve, por kjo nuk është e dobishme për shqiptarët. Në prapavi ka diçka tjetër, thjesht PR është kjo. Kjo është e dëmshme për shqiptarët, nuk kemi nevojë ne për politika ditore”, tha Rexhepi.