9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeZbulohet shtatorja e Bob Dole në Prishtinë, ai nga Amerika falënderon Kosovën

Zbulohet shtatorja e Bob Dole në Prishtinë, ai nga Amerika falënderon Kosovën

Nga Ekonomia Online

Nën intonimin e dy himneve, të Kosovës dhe atij të Amerikës, është mbajtur ceremonia e zbulimit të shtatores së ish- senatorit amerikan, Bob Dole.

Të pranishëm thanë se kjo është  ditë historike për Kosovën, teksa e cilësuan senatorin Dole si kryesorin për shtetësinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Arian Zeka kryetar i OEK-ut tha se është nder për ta që të jenë pjesë e kij aktiviteti për  senatorit Bob Dole.

“Është nder për OEK që të jemi pjesë e këtij aktiviteti të senatorit Bob Dole. Jehona e vizitës së senatorëve 30 vite më parë i dha jehonë të madhe. Busti është rikujtim për ne dhe për gjenerata pas nesh për ta kujtuar kontributin e SHBA-së”, tha ai.

E me një video-mesazh, ish-senatori Bob Dole, ka falënderuar shtetin e Kosovës për ngritjen e bustit të tij, teksa ka thënë se i vjen keq që nuk ka mundur të jetë në Kosovë.

Kryeministri Avdullah Hoti tha se ky bust do të jetë mësim për gjeneratat e ardhshme. Tha se senatori Dole ka qenë kryesori i themelimit të shtetësisë së Kosovës.

“Është vërtetë nder për mua që pas një pune të ish-kryeministrit ta zbulojmë bustin e ish-senatorit Dole. Po ta lexosh CV-në e tij do të impresionohesh. Jam i bindur se ky bust edhe gjenerata e ardhshme do të mësojnë për kontributin e tij. Senatori Dole ka qenë kryesori që ka vendosur themelin e shtetësisë së Kosovës”, tha Hoti, raporton Ekonomia Online.

E ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett tha se senatori Dole ka qëndruar stoik për ta ndërtuar shtetësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se sot nuk po e zbulojmë vetëm një shtatore,  por po e kremtojmë jetën e një prijësi për liri.

Kjo shtatore u zbulua në shënimin e 30 vjetorit të vizitës së senatorëve amerikan në Kosovë, ku ishte edhe ish- senatori Bob Dole

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments