11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeZaharieva: Retorika antibullgare në Maqedoninë e Veriut është për shkak të zgjedhjeve

Zaharieva: Retorika antibullgare në Maqedoninë e Veriut është për shkak të zgjedhjeve

– Retorika antibullgare në Maqedoninë e Veriut është për shkak të zgjedhjeve të ardhshme dhe qëndrimeve nacionaliste të disa politikanëve, vlerëson shefja e Diplomacisë së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

“Një pjesë e shkakut për retorikën antibullgare në Maqedoni është qasja nacionaliste, e cila është për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në vend. Por, kur synoni të jeni pjesë e familjes evropiane, asnjërit politikan nuk duhet t’i vijë në mend që të flasë në mënyrë të tillë, veçanërisht për vendin fqinj mik”, deklaroi Zaharieva për BNT.

Thotë se retorika e tillë në Maqedoni shoqërohet edhe me shumë lajme të rreme për Bullgarinë dhe qëndrimet bullgare. Vlerëson se hap më i madh prapa në marrëdhëniet bilaterale është ndërprerja e punës së Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore.

“Ndërprerja e punës së komisionit të përbashkët me Maqedoninë – ishte me kërkesë të tyre për shkak të zgjedhjeve të ardhshme. Por, nuk e pranoj argumentin se puna e komisionit duhet të ndërpritet para zgjedhjeve, sepse është i përbërë nga historianë, e jo nga politikanë dhe askush nuk i jep instruksione politike”, tha Zaharieva

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments