11.3 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeZaevi: Sot në Kuvend përbërja e qeverisë së re.Gjatë javës tjetër...

Zaevi: Sot në Kuvend përbërja e qeverisë së re.Gjatë javës tjetër do të kemi qeveri funksionale

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev si mandatar për formimin e qeverisë së re, sot dorëzoi në Kuvend propozimin për përbërjen dhe programin e Qeverisë së re. Zaev i shoqëruar nga 19 ministra, tha se përzgjedhjet në ekzekutiv janë kuadër i dëshmuar.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pritet që sot në orën 11:00 të paraqesë në Kuvend propozimin për përbërjen e Qeverisë së re dhe programin e punës.

Dorëzimi i propozimit për formimin e kabinetit të ri qeverisës vjen pas dorëheqjes së deputetëve që do të kalojnë në ekzekutiv, si dhe pas verifikimit të mandateve për deputetët e rinj.

Qeveria e re do të ketë më pak ministra, përkatësisht 19, ndryshe nga qeveria e mëparshme që kishte 26.

“Pres që kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi të japë kohë të mjaftueshme që deputetët mirë të njoftohen me propozim-programin, por edhe biografitë e kandidatëve të propozuar, presim debat kualitativ në Kuvend dhe që këto propozime do të mbështeten nga shumicaparlamentare, me çka nga java tjetër Maqedonia e Veriut qeverinë e re”, theksoi Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments