Zaevi përshëndet në shqip kongresin e partisë së Ramës: E keni mbështetjen tonë (video)

265

Partia Socialiste ka zhvilluar sot ditën e dytë të Kongresit Zgjedhor. Ndërkohë, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, aktualisht kryetar i LSDM, Zoran Zaev, ka përshëndetur në shqip Kongresin e PS-së.

Përmes një video të publikuar nga Taulant Balla, Zaev pohon se “Shqipëria dhe Maqedonia e veriut janë dy vende të ndryshme, por shumë të ngjashme në rrugën nëpër të cilën kanë zgjedhur të ecin në zotimet e tyre”.

“Të ndërtojmë shtete të forta e të zhvilluara, partnerë në botën demokratike”, deklaron Zaev.

Zaev shprehet i bindur se “së shpejti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do të festojnë për lajmin e mirë që do të vijë nga Samiti i Zagrebit dhe më pas do të vazhdojmë të punojmë me më shumë përkushtim për qytetarët”.

“Ju uroj një Kongres të suksesshëm dhe besoj se do kemi bashkëpunim edhe më intensiv, mes dy partive dhe dy shteteve fqinje”, e mbyll urimin Zaev, ndërkohë që dëgjohet të thotë në shqip “E keni mbështetjen tonë”.

Video: